Aksidenti në Tetovë – i riu jashtë rrezikut për jetë! Nga fillimi i vitit në Tetovë 8 persona e kanë humbur jetën në aksidente

Adoleshenti që u lëndua gjatë aksidentit të djeshëm është në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpi. Trupat e tre viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pas autopsisë do t’i dorëzohen familjarëve për varrim, bëjnë të ditur nga Spitali i Tetovës.

Aksidenti i djeshëm ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit Opel Astra, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës. Informacione shtesë për shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit priten nga mjekësia ligjore dhe prokuroria. Por sipas të dhënave fillestare, nga ajo që shihet në video-incizimet e kamerave të sigurisë, dyshohet se drejtuesi mund të ketë pësuar sulm në zemër.

Nga SPB Tetovë thonë se që nga fillimi i vitit 2025, në rajonin që mbulohet prej tyre, nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën tetë persona. Po aq viktima ka pasur edhe gjatë vitit 2024.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo