Qeveria miratoi një sërë masash për mbrojtjen e punëtorëve gjatë valës së të nxehtit.
Rekomandimet për punëdhënësit që hynë në fuqi nga nesër parashikojnë lirimin nga puna të grave shtatzëna, personave mbi 60 vjeç, mundësimin e punës nga distanca, orar fleksibil si dhe ndarje të orarit në 2 pjesë atje ku është e mundur. Masat do të jenë në fuqi deri më 26 korrik.