Fund kontratave në vepër në institucionet shtetërore? Paralajmërohen punësime të përhershme





Personat e angazhuar me kontrata në vepër dhe lloje të tjera kontratash në një pjesë të sektorit publik do të kenë mundësi të punësohen për kohë të pacaktuar, përmes një zgjidhjeje të propozuar ligjore që parashikon transformimin gradual të angazhimeve të tyre.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, deklaroi në një konferencë për media se propozimi synon zgjidhjen e një problemi shumëvjeçar të personave që punojnë prej vitesh në institucione pa siguri për të ardhmen e tyre në punë.

Sipas propozimit, institucionet e përfshira do të kenë 90 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit për të lidhur kontratat ose për të miratuar vendimet për punësim.

Për deri në 50 për qind të personave të përfshirë, transformimi në marrëdhënie pune për kohë të pacaktuar do të hyjë në fuqi menjëherë. Për pjesën tjetër, afati përfundimtar parashikohet të jetë 31 dhjetori 2027.

Masa është pjesë e një propozimi ligjor dhe, sipas informacionit të publikuar, përfshin vetëm një pjesë të sektorit publik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo