Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në Tetovë ka pritur kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Pas takimit, Kasami, tha se me kryetarin e Kuvendit, kanë biseduar për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Tetovës, por edhe për projektet që janë realizuar në të mirën e qytetarëve.
“Ne si komunë e Tetovës, në bashkëpunim me Kuvendin e RMV-së nga sot do të promovojmë edhe zyrën e deputetit, por njëherësh do të kemi edhe vizita tjera me kryetarin e kuvendit”, tha Kasami, përcjell Alfax.mk
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Gashi tha së është i nderuar që është kryetari i parë i cili e viziton Tetovën.
“Jemi këtu për të hapur zyrën e deputetët të Tetovës ku do të ju mundësojmë qytetarëve të komunikojnë me deputetët e tyre”, tha Gashi mes tjerash.
Gashi tha se zyra e deputetit është menduar që të jetë një hapësirë e cila mundëson takime të qytetarëve të komunës së Tetovës me deputetët e kësaj zone.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Presidenca: Mirënjohje Kongresit amerikan për rezolutën pro Kosovës në NATO
- Djalli! – ai jemi vet ne!
- Nga sot deri në 30 shtator/ Shqipëria dhe Kosova rikthejnë regjimin e kalimit pa kontrolle në kufijtë tokësorë
- Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…
- Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt
- Kontrolle në burgun e Durrësit/ Çfarë u sekuestrua
- Në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të protestës së LSM-së
- Përgatitjet për zgjedhje, KQZ mblidhet sot
- 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, historia dhe rëndësia e saj
- Kur pritet aktgjykimi për Thaçin e tjerët, zëdhënësja e Speciales: Trupi Gjykues është në fazën e kuvendimeve