Trump jo në gjendje të mirë shëndetësore, reagon Shtëpia e Bardhë

Presidenti Donald Trump diagnostikohet me pamjaftueshmëri kronike venoze, sqarohen detajet e gjendjes shëndetësore

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një problem i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur të enjten Shtëpia e Bardhë.

Pamjaftueshmëria kronike venoze ndodh kur venat në këmbë nuk funksionojnë siç duhet. Venat kanë valvula të vogla që ndihmojnë gjakun të rrjedhë drejt zemrës, por në këtë gjendje këto valvula nuk mbyllen siç duhet, duke lejuar grumbullimin e gjakut në këmbë.

Si rezultat, në këmbë mund të shfaqen ënjtje, dhimbje, ndryshime në lëkurë apo vena të fryra dhe të dukshme, të njohura si variçe.

Ekspertët theksojnë se kjo është një gjendje e zakonshme tek njerëzit mbi 70 vjeç, veçanërisht tek ata që kanë peshë të lartë ose qëndrojnë shumë gjatë në këmbë.

Mjeku i presidentit, kapiten Sean Barbabella, sqaroi se ekografia Doppler e kryer në këmbë evidentoi pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme tek personat mbi 70 vjeç, e cila ndodh kur valvulat e venave në këmbë nuk funksionojnë si duhet, duke lejuar grumbullimin e gjakut.

Në rastin e presidentit Trump, mjekët kanë konstatuar se gjendja është e stabilizuar dhe nuk ka komplikacione të rënda, duke përjashtuar prani të trombozës apo probleme të tjera me zemrën apo arteriet.

Shtëpia e Bardhë siguron se presidenti mbetet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka arsye për shqetësim.