Emir Sulejmani, kandidati i mundshëm për kryetar të Komunës së Zhelinës, ka publikuar një mesazh të fuqishëm drejtuar diasporës shqiptare, me rastin e kthimit të mërgimtarëve në vendlindje gjatë sezonit veror.
Në postimin e tij, Sulejmani vlerëson rolin jetik të mërgimtarëve duke i quajtur “shtylla që nuk u përkulën kurrë” dhe “kapitali më i çmuar i kombit”.
“Në kohët më të vështira, ishit ju që nuk e latë të fiket drita kombëtare. Sot, me kthimin tuaj, kthehet forca, nderi dhe shpresa e një populli,”, shkruan ai.
Ai shton se mërgimtarët janë pjesë e çdo vendimi të madh dhe se falë angazhimit të tyre, kombi shqiptar do të ecë përpara.
> “Kombet që ecin përpara, kanë një diasporë të fortë. Ne do të ecim, sepse ju kemi JUVE!”, thekson Sulejmani.