Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

Kreu i Aleancës Shqiptare, Arben Taravari, ka publikuar një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron sot në Maqedoni të Veriut në kuadër të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Taravari ka shkruar për Ramn se “është kryeministri që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit”.

Në Maqedoni të Veriut ka qëndruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin Taravari ka pasur raporte të mira, por që pas një kohe të shkurtër një raport i tillë është shuar.

Taravari madje në një intervistë të fundit ka treguar se s’ka kontaktuar me Kurtin për një kohë të gjatë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo