“Ligji nuk lejon maska në tubime”, Manjani: Nëse shkon për dhunë, rri si burrë e jo si langaraq!





“Ligji nuk lejon maska në tubime”, Manjani: Nëse shkon
Juristi Ylli Manjani thotë se ligji nuk lejon maskat që shërbejnë për fshehjen e identitetit në protesta.

Duke komentuar përplasjet mes protestuesve dhe policisë gjatë ditëve të fundit, Manjani tha se ata protestues që nisen për të shkaktuar dhunë, nuk mund të ankohen më pas për ushtrim të dhunës.

Sa i përket rasteve të dhunës të raportuara nga forcat e policisë, sipas Manjanit ato duhet të trajtohen dhe të analizohen në bazë të rrethanave konkrete.

“Në qoftë se në një tubim publik, të lajmëruar apo të palajmëruar, nuk ka rëndësi, shfaqen njerëz me maska dhe ushtrojnë dhunë, pa diskutim që do të ketë kundërpërgjigje me dhunë.

Ku ka dhunë, përplasje të dhunshme, ka dy gjëra, ose je nisur për të bërë dhunë dhe do i rrish heroikisht asaj gjëje, ose pastaj nuk je hero je langaraq. Rri ore si burrat atje. Jo më gjujti, jo më rrafi. Principi është që në një përplasje të dhunshme do kesh dhunë. Proporcionaliteti gjykohet në rrethana konkrete me çështje konkrete. Ato maskat çfarë duan atje?”, u shpreh Manjani në emisionin “Top Story”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo