Kurti: Një çerekshekull pas Millosheviqit, humbin edhe Vuçiqi e Daçiqi





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e koalicionit të Aleksandar Vuçiqit dhe mbetjen e listës së Ivica Daçiqit jashtë Kuvendit si humbje të pasardhësve politikë të Sllobodan Millosheviqit.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se Lista Studentore doli e para, ndërsa koalicioni i Vuçiqit humbi shumicën parlamentare. Sipas tij, lista e Daçiqit nuk arriti ta kalonte pragun zgjedhor.

“Një çerekshekulli pas humbjes së Millosheviqit, në fillim të shekullit XXI, edhe pasardhësit e tij politikë, Vuçiqi e Daçiqi, humbën”, u shpreh Kurti.

Ai e vlerësoi si historik edhe rezultatin e “Koalicionit Shqiptar”, i cili, sipas tij, ka siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo