Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendosjen e tabelave rrugore njëetnike në hyrje të Strugës, si provokim i hapur ndaj shqiptarëve dhe bashkëjetesës në vend.
Kur një qeveri vendos që në një qytet si Struga, të instalojë shenja rrugore vetëm në gjuhën maqedonase, nuk është gabim teknik. Është mesazh. Është provokim.
Përjashtimi i gjuhës shqipe, përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet, mohimi i vlerave dhe kontributit të tyre, janë kthyer në politikë zyrtare të kësaj qeverie monoetnike.
Kush ka interes nga kjo linjë e pafund përuljeje dhe tensionimi? Kujt i shërben përplasja ndëretnike? A është kjo çmimi për pjesëmarrjen në projektin e ashtuquajtur “bota serbe”?
Ka një vijë që nuk duhet kaluar. Dhe kjo qeveri po e kalon çdo ditë.
BDI kërkon menjëherë rivendosjen e tabelave në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Respekti për gjuhën shqipe është e drejtë kushtetuese dhe vlerë themelore e rendit shumëetnik të këtij shteti.
Shqiptarët nuk do të heshtin përballë fshirjes së gjuhës së tyre nga hapësira publike.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sulmohet fizikisht 64-vjeçari në Gostivar, policia në kërkim të autorit
- “Ligji nuk lejon maska në tubime”, Manjani: Nëse shkon për dhunë, rri si burrë e jo si langaraq!
- Mungojnë gati 8 tonë kanabis mjekësor në Strumicë, kallëzime penale ndaj kompanisë dhe drejtuesit
- Kurti: Një çerekshekull pas Millosheviqit, humbin edhe Vuçiqi e Daçiqi
- Zajkova: Maqedonia ka nevojë për reforma konkrete, jo për premtime politike
- Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- DALLONI LAJMET E RREME, LUANI DHE MËSONI: EUROPE HOUSE I FTON TË RINJTË TA PROVOJNË “ESCAPE FAKE”
- Arrestohet Albert Sylaj! I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
- MINISTRIA E ENERGJETIKËS: PO PËRPARON GAZSJELLËSI ME GREQINË, PO PËRGATITET INTERKONEKSIONI ME SERBINË DHE PO PUNOHET PËR FUNKSIONALIZIMIN E RRJETIT VENDAS