Vala e të nxehtit vazhdon: Temperatura sot deri në 38 gradë

Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, përgjatë luginës së Vardarit herë pas here me intensitet më të lartë nga drejtimi i veriut.
Temperatura minimale do të jetë nga 11 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë Celsius.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në Shkup pritet mot i ngjashëm – me diell me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë e dobët deri mesatare, herë pas here e fortë, nga drejtimi i veriut.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas meteorologëve, po vjen një periudhë moti me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Temperaturat do të jenë në rritje graduale, veçanërisht nga e enjtja dhe gjatë fundjavës kur në të gjithë vendin temperaturat ditore do të jenë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë.