Mickoski: Është vënë në përdorim rruga eksprese Farish- Drenovë, me vlerë prej gati 45 milionë euro

Sot e vëmë në përdorim rrugën eksprese Farish – Drenovë, në gjatësi prej 10.2 kilometra, me vlerë prej gati 45 milionë euro – projekt që është investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin, sigurinë dhe të ardhmen e këtij rajoni, të shtetit, të çdo qytetari. Kjo rrugë është me rëndësi jetike për Kavadarin, për Prilepin, për Manastirin, për Resnjën dhe për të gjitha komunat e Pellagonisë.

Këto para, ashtu si në të kaluarën dhe sipas parimeve që kemi parë deri më tani, nuk përfunduan në xhepat e dikujt, nuk u zhdukën nëpër provizione, tenderë dhe marrëveshje fiktive. Por janë këtu, para jush. Në asfalt. Në këtë segment. Në vepra reale, të prekshme.

Erdhi koha kur shteti nuk është bankomat për të fuqishmit, por motor i zhvillimit.

Erdhi koha kur projektet nuk reklamohen në letër, por ndërtohen në terren.

Erdhi koha kur paratë e qytetarëve – kthehen sërish tek qytetarët, përmes projekteve, rrugëve, shkollave, fabrikave.

Të nderuar,

Sot Maqedonia po ndërtohet – hap pas hapi, segment pas segmenti, projekt pas projekti.

Me punë të ndershme, politikë të përgjegjshme dhe partneritete ndërkombëtare – e ndryshojmë shtetin nga themeli.

Kjo rrugë, Farish – Drenovë, nuk është vetëm një rrugë e zakonshme por është edhe një mesazh. Mesazh se mundemi ndryshe. Mesazh se nëse ka vullnet – gjithçka është e mundur. Dhe dëshmi se Maqedonia nuk do të mbetet përgjithmonë në ngecje, siç ishte shtatë viteve të fundit, por do të ecë fuqishëm drejt përparimit.
Qytetarët kanë pritshmëri. Dhe ne nuk do t’i zhgënjejmë ato pritshmëri.

Kur themi “Po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve”, këto nuk janë vetëm fjalë boshe.

Janë pikërisht projekte si ky, rrugë si kjo.

Janë shkollat që po i rinovojmë. Spitalet që po i rikonstruktojmë.

Është ekonomia e re, industria e re, vendet e reja të punës që po hapen.

Dhe është koha e re – kohë përgjegjësie, kohë kur do të ndërtojmë, në vend të parimit si deri më tani kur vidhnin.

Po vjen koha e Maqedonisë.

Kohë e një qeverie të ndershme, me vizion të qartë dhe me rezultate të dukshme dhe të matshme.

Qoftë me fat segmenti Farish – Drenovë.

Le t’u shërbejë të gjithëve, për vite e dekada.

Dhe Zoti e bekoftë Maqedoninë!