“BDI fshinte shqiptarët nga qytetet dhe fshatrat
E kuptoj nervozen e BDI-së
kur hapet tema e regjistrimit të popullsisë
Ata më së miri e dinë se deri sa kryhej operacioni i fshirjes së shqiptarëve, ata merreshin me operacione të pasurimit dhe nuk u interesonte asgjë tjetër.
Tani përmes patriotizmit të rrejshëm në Facebook përpiqen të mbrojnë rrenat e tyre.
Sot do t’ju njoftojmë me tradhtinë kombëtare në rrethin e Strugës, respektivisht:
Në fshatin Ladorisht, sipas regjistrimit të vitit 2021 janë evidentuar 1.344 banorë mbi moshën 18 vjeç, kurse ne zgjedhjet e vitit 2024 kanë votuar 2.397 persona.
Pra, kanë votuar 1000 persona më tepër se sa janë regjistruar.
Në fsharin Veleshtë, janë regjistruar 2.196 persona mbi moshën 18 vjeç, ndërsa kanë votuar 2.377, rreth 200 më shumë se sa janë regjistruar.
Si dhe në fshatin Livadhi, numri i votave në zgjedhjet 2024 është më i lartë se numri i banorëve të regjistruar në 2021.
BDI me politikat destruktive, përveç që shpërnguli qindra mija njerëz jashtë shtetit, edhe ato që mbetën në zonat shqiptare, i ka fshirë nga evidenca.
Vetëm nga këto 3 fshatra të Strugës, nga regjistrimi janë “harruar” mbi 5.000 shqiptarë.
Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të fshirë në nivel republike do t’ju tmerrojë, prandaj po bërtisni! Prandaj sieni rahat!
Koha për përgjegjësi për tradhtitë kombëtare dhe përgjegjësi do të ketë”.ka shkruar Mwxhiti në Facebook.