Emir Sulejmani i përgjigjet Blerim Sejdiut: I tregon të vërtetën e votuesve

Emir Sulejmani

Kur dështon fshirja e diasporës, nis loja me shifra!

Po përhapet qëllimisht një “sensacion”: Si ka mundësi që Zhelina të ketë 3,432 banorë dhe 4,103 votues?
Le ta themi troç: jo çdo gënjeshtër kalon pa u zbuluar!

Shifra prej 3,432 i referohet banorëve me prezencë fizike gjatë regjistrimit.
Por Zhelina ka edhe mijëra bij e bija në mërgim, të cilët janë të regjistruar me vendbanim në Zhelinë dhe për këtë arsye figurojnë në listën e votuesve.

Prandaj, votuesit janë 4,103, sepse përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë, por kanë të drejtë vote në vendlindjen e tyre.

Dhe sa për të qenë të qartë deri në fund:
Komuna ka pasur rol kyç në regjistrimin e popullsisë, duke caktuar Kryetarin e Komisionit Rajonal, anëtarët dhe regjistruesit në terren.
Pra, shifrat janë të verifikueshme dhe zyrtare.

Kur dështoi misioni i qeverisë monoetnike për të fshirë diasporën, tani dalin vasalët me lot krokodili për të përgatitur terrenin për regjistrimin e ardhshëm sipas direktivës së padronit të tyre.

Në vend që të hidhni mjegull e të përhapni dyshime, sqaroni publikun ose heshtni!

#EVertetaPërZhelinën
#DiasporaKaTëDrejtëVote