Trump shpall armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit, Teherani e konfirmon pas raketimeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar rreth orës 07:10 sipas kohës së Maqedonisë se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

“ARMËPUSHIMI TANI ËSHTË NË FUQI. JU LUTEM, MOS E SHKELNI! DONALD J. TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!”, – shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Fillimisht, Irani e mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje për armëpushim dhe ndërkohë lëshoi disa raketa të tjera drejt Izraelit, me pasojë vdekjen e tre personave. Ministri i Jashtëm iranian, Abas Arakçi, deklaroi se “në këtë fazë nuk ka marrëveshje për armëpushim”, por shtoi se Teherani do të ishte i gatshëm të ndalë ofensivën nëse Izraeli ndal agresionin e tij më së voni deri në orën 04:00 të mëngjesit, sipas kohës së Teheranit.

Megjithatë, pak para orës 07:00, televizioni shtetëror iranian konfirmoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi.

Zhvillimet vijojnë të jenë dinamike dhe me pasoja serioze për stabilitetin në rajon.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo