BBC: Irani ka lëshuar raketa në bazat ajrore amerikane në Katar dhe Irak

rani ka lëshuar raketa në bazat ajrore amerikane në Katar dhe Irak në përgjigje të sulmeve në centralet e tij bërthamore të shtunën, raporton BBC.

Katari e ka pezulluar përkohësisht trafikun ajror në gjithë vendin dhe disa ambasada perëndimore i kanë këshilluar shtetasit e tyre që të strehohen në vende të sigurta, pasi Irani ka kërcënuar për hakmarrje pas sulmeve amerikane në qendrat e tij bërthamore – Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Në Katar – vend i pasur me naftë – i cili gjendet 190 kilometra në jug të Iranit, gjendet baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon, Al Udeid.

Më herët gjatë ditës, Ambasada amerikane në Katar i ka këshilluar amerikanët që të mos dalin nëpër ambiente publike, dhe ngjashëm kanë këshilluar edhe ambasada tjera perëndimore, përfshirë ato të Britanisë dhe Kanadasë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo