Imazhet me rezolucion të lartë nga Maxar Technologies tregojnë gjashtë kratere të reja, me shumë gjasa pikat e hyrjes për municionet amerikane, në Fordow si dhe pluhur gri dhe mbeturina të shpërndara poshtë shpatit të malit të shkaktuara nga sulmet.
Ndërkohë një video e publikuar nga mediat shtetërore iraniane, tregon tymin e zi që ngrihet në një zonë që mendohet se është afër Fordow.
Megjithatë kreu i agjencisë ndërkombëtare atomike, Raffael Grossi, tha për CNN se nuk dihet ende niveli i dëmit të shkaktuar në Fordow.
Sipas Grossit, objekti bërthamor i Natanz është shkatërruar plotësisht, ndërsa shënjestra e tretë e sulmeve, centrali në Isfahan, ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Megjithatë sipas mediave ndërkombëtare, pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar shumë të ruajtur në objektin Fordow u zhvendos pak para sulmit ajror.
Centralet bërthamore te Iranit janë te ndërtuara thelle ne toke, veçanërisht Fordow, me i madhi prej tyre. Për shkak të thellësisë, vetëm SHBA-të kanë llojin e bombës “shkatërruese të bunkerëve” mjaftueshëm të madhe për të sulmuar.
Ajo peshon 14 ton dhe është në gjendje të depërtojë rreth 18 m beton ose 61 m dhe para se të shpërthejë. Superbombat e bukereve janë aq te renda sa mund te mbahen vetëm nga avionët bombardues B-2. Pentagoni tha se 14 bomba u përdoren për të goditur Fordow dhe Natanz.
Për operacionin Çekiçi i mesnatës u përdorën 125 avionë ushtarake. Disa nga bombarduesit u vendosen ne Oqeanin Paqesor si një karrem, tha Pentagoni. Teksa ne Fordow dhe Natanz u lëshuan superbombat, ne Isfahan u sulmua me raketa.
Si Arabia Saudite ashtu edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thonë se nuk ka pasur rritje të niveleve të rrezatimit pas sulmit.