Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Në një intervistë me transmetuesin amerikan ABC News, transmeton Klankosova.tv, Netanyahu tha se çdo plan i mundshëm për të vrarë udhëheqësin iranian “nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, por do t’i japë fund konfliktit”.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Dhe, i pyetur drejtpërdrejt nëse Izraeli do ta shënjestronte udhëheqësin suprem, Netanyahu përgjigjet: “Po bëjmë atë që duhet të bëjmë”.

“Ne i kemi vënë në shënjestër shkencëtarët e tyre më të mirë bërthamorë”, shton ai.

Udhëheqësi izraelit deklaroi gjithashtu se vendimi i tij për të synuar Iranin është bërë “në shërbim të njerëzimit” për t’u mbrojtur nga kërcënimi i supozuar bërthamor i Iranit.