Ushtria e Izraelit: Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani! Shkon në 40 numri i të lënduarve nga sulmet iraniane, dy në gjendje kritike

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se më pak se 100 raketa balistike u qëlluan nga Irani në dy herët e breshërive te sulmit.

Zëdhënësi i IDF-së, Effie Defrin tha se shumica e raketave u kapën nga mbrojtja ajrore ose nuk arritën dot përpara se të arrinin në vend.

“Ka një numër të kufizuar ndikimesh në ndërtesa, disa janë shkaktuar nga fragmente të përgjuara”, thotë Defrin i IDF-së.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Ndërkohë raportohet se numri i të lënduarve është rritur dhe një total prej 40 personash po trajtohen në spitalet izraelite pas sulmeve të fundit, dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Spitali Ichilov në Tel Aviv po trajton 18 pacientë.

Spitali Beilinson në Petah Tikva po trajton 7 persona, përfshirë një pacient në gjendje kritike.

Spitali Sheba në Ramat Gan po trajton 15 pacientë, përfshirë pacientin tjetër në gjendje kritike.