Donald Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur njëmbledhje qeveritare në Shtëpinë e Bardhë pas sulmeve izraelite ndaj Iranit, raporton CNN.

“Trump dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë i prisnin sulme izraelite ndaj Iranit këtë mbrëmje”, shkruan CNN.

Në një konferencë për shtyp dje, presidenti amerikan kishte thënë se “sulmi ishte i mundur”, por gjithashtu i kishte kërkuar Izraelit të mos e bënte atë.

ads.tetovasot.com

ads.tetovasot.com

Disa orë para bastisjes, manjati kishte shkruar në Truth se ”Shtetet e Bashkuara mbeteshin të përkushtuara ndaj një zgjidhjeje diplomatike”.

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, Gjeneral Major Hossein Salami, është vrarë nga ky sulm izraelit.

Salami, komandanti më i lartë i IRGC-së, u vra në një sulm ndaj selisë së komandës së lartë”, theksoi agjencia. Ai konsiderohej një nga njerëzit më të fuqishëm në Republikën Islamike.