Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, pas nënshkrimit të Marrëveshjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe ka thënë se kjo është një ditë historike për vendin.
“Është një ditë historike, këtu në dhomën ku ka funksionuar edhe Churchilli u nënshkrua marrëveshja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut. Korniza e saj është rreth 6 miliardë euro si kredi me interes jashtëzakonisht të ulët, që do të investohen në zgjidhjen e problemeve jetike dhe strategjike për qytetarët tanë”, deklaroi Mexhiti nga Londra.
Kjo marrëveshje financiare parasheh investime në disa sektorë kyç:
Infrastrukturë: zhvillimi i korridoreve 8 dhe 10 me theks të veçantë në infrastrukturën hekurudhore;
Shëndetësi dhe arsim: ndërtimi i një spitali të ri në Kërçovë, rinovimi i klinikave në Tetovë, ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe e njëjta në Shtip;
Mjedis jetësor: pastrimi përfundimtar i mbetjeve të rrezikshme industriale nga Ohisi, Jugohromi, Vaksinca dhe Llojani që përbëjnë rrezik të madh për natyrën dhe shëndetin e qytetarëve;
Zhvillim ekonomik: mbështetje për ndërmarrjet vendore dhe inkuadrimi i ekonomisë në projekte të rëndësishme zhvillimore.
“Ky është një investim më se i nevojshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe besoj se do të shënojë një kthesë pozitive për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, përfundoi Mexhiti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sulme verbale dhe fyerje të rënda në Kuvend – Stoilkoviç sulmon edhe deputeten shqiptare
- Rama: ‘Ballkani i Hapur’ u konsiderua një “ide e tmerrshme” thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj
- Policia kapi 3 adoleshentet në Kumanovë! Viktima 14 vjeçe denoncoi rastin pas postimit në rrjet
- I iku policisë nga dritarja pastaj u arratis nga shteti, MPB shpall kërkim ndërkombëtar
- VIDEO EKSKLUZIVE/ Tensione në Kuvend: Opozita e nxjerr jashtë Stoilkoviqin nga Klubi i Deputetëve
- TS: Deputetët e opozitës e përzunë Stoilkoviqin nga Klubi i Deputetëve!
- Dy persona të dehur arrestohen pas incidentit para një lokali në Kavadar
- Xhulian Shabani u zgjodh zv.drejtor i përgjithshëm i RTVM
- Privohet nga liria një banor i Shkupit, me thikë e ka vrarë babanë e tij, vijon kallëzimi përkatës
- Kuvendi shkarkoi 8 ministra!