Gjashtë shoferë arrestohen për drejtim të pakujdesshëm të automjetit





Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria gjashtë persona për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Mes tyre janë persona që kanë drejtuar automjet pa dhënë provimin e vozitjes, një shofer nën ndikim të alkoolit dhe një tjetër me ndalim aktiv për drejtim.

Sipas policisë, për rastet do të përgatiten kallëzime përkatëse penale, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo