Në kuadër të programit Erasmus+, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit e mirëpriti
Prof. Dr. Neriman Inanç nga Universiteti “Nuh Naci Yazgan” nga Kajseri, Republika e Turqisë.
Gjatë vizitës, profesoresha Inanç mbajti ligjëratë me temën: “Gjendja aktuale e të ushqyerit në Turqi
dhe një hyrje në kuzhinën tradicionale turke”.
Në ligjëratën e saj, ajo ofroi një pasqyrë të detajuar mbi trendet aktuale të të ushqyerit në Turqi,
sfidat me të cilat përballet popullsia në aspektin e shëndetit dhe ushqimit, si dhe politikat publike që
synojnë përmirësimin e stilit të jetesës përmes ushqyerjes së shëndetshme. Më tej, profesoresha
prezantoi elementet kryesore të kuzhinës tradicionale turke, duke veçuar ushqimet më karakteristike
nga rajone të ndryshme të Turqisë, metodat tradicionale të përgatitjes dhe rolin që luan ushqimi në
kulturën dhe identitetin kombëtar.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga dekani i FTUU-së, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, i cili vlerësoi rëndësinë
e bashkëpunimeve ndërkombëtare në kuadër të Erasmus+, si dhe rolin e tyre në shkëmbimin e
përvojave akademike dhe kulturore. Ai shprehu mirënjohje për prezencën e profesoreshës Inanç dhe
theksoi gatishmërinë e fakultetit për të thelluar bashkëpunimet me institucione të tjera të arsimit të
lartë nga rajoni dhe më gjerë.
Ligjërata tërhoqi vëmendjen e studentëve dhe stafit akademik të universitetit tonë dhe hapi mundësi
të reja bashkëpunimi në fushën e teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- NUK KA PUNËSIME në SPITALIN E TETOVËS/ Azir Aliu demanton Azir Aliun (VIDEO)
- Zyrat e PPS-së u shembën në Novi Sad – Sulm në Beograd, përfaqësuesi i tyre u mbulua me gjak
- Mickoski: Me dinamikë të përshpejtuar ndërtohet autostrada Kërçovë – Ohër
- Mickoski: Mbi 40 milionë denarë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët e cenueshëm
- Zjarret masive në Shqipëri/ 46 të arrestuar që prej qershorit, 91 autorë nën hetim
- Mickoski: Në gjysmën e dytë të gushtit fillon ndërtimi i sistemit të kolektorit në Tërpejcë
- Arrestimet e shqiptarëve nga Serbia, ekspertët japin alarmin: “Luftë speciale” ndaj Kosovës
- Rami Mislimi: 24 vjetori i MO-së e gjeti Ali Ahmetin të zbrazur pa Artan Grubin me dy ASH-jat pa vulë
- U vu në funksion unaza që lidhë Maqedoninë e Shqipërinë
- Protesta të mëdha u njoftuan në të gjithë Serbinë sonte – Autoritetet arrestojnë njerëz