Papa amerikan, Trump tejet i lumtur: Nder i madh për vendin tonë

Presidenti amerikan, Donald Trump i është gëzuar lajmit për zgjedhjen e Papës së parë amerikan, kardinalin Robert Prevost nga Çikago, duke e quajtur “nder i madh për vendin tonë”.

“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë”, shkroi Trump.

“Është një nder i madh të kuptoj se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres të takoj Papa Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës”, ka vazhduar presidenti amerikan

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo