Kardinalët kanë hyrë në Kapelën Sistinë për nisur ritualin sekret shekullor, për zgjedhjen e Papës së ri.
Janë gjithsej 133 kardinalë që nisin ritualin për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut, duke hapur kështu konklavën më të shumëllojshme gjeografikisht në historinë 2,000 vjeçare të besimit.
AP, raporton se kardinalët janë futur dy nga dy në Kapelë, ndërsa kanë kënduar “Litania e Shenjtorëve”, me Gardën Zvicerane që ka qëndruar në gatishmëri. Përmes këtij himni fetar u bëhet lutje shenjtorëve që të ndihmojnë kardinalët të gjejnë udhëheqës të tit ë Kishës Katolike.
Përpara betimit sekret dhe mbylljes së dyerve të Kapelës për të nisur konklavën, kardinalët janë përkulur para altarit.
Kujtojmë se në mëngjes është mbajtur edhe një Meshë, ku u është bërë thirrje pjesëmarrësve të lënë mënjanë interesat personale dhe të zgjedhin një Papë që vlerëson unitetin.
Kardinalët pjesëmarrës janë me origjinë nga 70 vende të ndryshme, ata tashmë janë të izoluar nga bota e jashtme, me telefona të dorëzuar dhe me Vatikanin që veçse ka bllokuar valët ajrore për të parandalur komunikimet deri në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Kishës me 1.4 miliardë anëtarë.