Bashkimi Evropian (BE) do të ndalojë plotësisht importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, do të minimizojë importet e naftës ruse, do të intensifikojë përpjekjet kundër flotës në hije të Rusisë dhe do të zvogëlojë ndjeshëm varësinë nga Rusia në sektorin bërthamor, duke përfshirë kufizimin e furnizimeve me uranium të pasuruar. Kjo është bërë e ditur gjatë një prezantimi nga Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jorgensen në Strasburg. Ai deklaroi se Bashkimi Evropian synon të ndërpresë plotësisht importin e burimeve energjetike ruse, me plane për të ndaluar blerjen e gazit rus deri në fund të vitit 2027. Ai shtoi se muajin tjetër, në qershor 2025, Komisioni Evropian do të paraqesë propozime përkatëse legjislative bazuar në udhërrëfyes.
“Rusia përbën kërcënim për të gjithë ne. Në fund të këtij viti, të gjitha shtetet anëtare do të paraqesin plane konkrete se si të ndalojnë importin e energjisë ruse. Kontratat e reja të gazit dhe kontratat ekzistuese të tregut do të ndalohen që këtë vit, duke eliminuar kështu një të tretën e importit të sotëm nga Rusia. Dhe deri në fund të vitit 2027 do të jemi plotësisht të lirë nga gazi rus. Kjo nuk është një gjë e vogël, kjo nuk është pa sfida, por mund të bëhet dhe ne do ta bëjmë këtë në një mënyrë graduale dhe të koordinuar, duke mbështetur shtetet anëtare ku dhe kur është e nevojshme”, tha Dan Jorgensen, Komisioner i BE-së për Energjinë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Kërcyen nga dritarja, kurse automjetin e lanë të lëvizë drejt policëve” – dramë mes policëve dhe shkelësve në Likovë
- Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, i dënuar me 7 vjet burg
- Parcela ku ndodhen dy objektet e shkollës në Nerovë kanë marrë numër kadastre
- Rënie teknike në sistemin kufitar të Maqedonisë së Veriut, pritje të gjata për udhëtarët
- I kërkuar nga Belgjika për drogë, arrestohet në pikën kufitare Kapshticë 31-vjeçari shqiptari
- Dyshimet për ndotjen e mjedisit jetësor në Vizbeg, Prokuroria me parahetim për disa persona
- Gjenocidi në Srebrenicë: Serbia mohon të vërtetën, glorifikon kriminelët
- Pasi Mickoski e krahasoi Bullgarinë me Rusinë, Bullgaria pret që Mickoski të kërkojë falje
- Ministri Tripunovski në vizitë në pikat grumbulluese të grurit në rajonin e Pelagonisë
- E konfirmon Qeveria: Kurti takohet sonte në Prishtinë me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan