Një i vdekur çdo tre minuta! Rrugët në Indi që sjellin vdekjen

Çdo mëngjes gazetat dhe mediat në Indi janë të mbushura me tituj dhe raportime për aksidente rrugore. Kamionë që përmbysen në mes të rrugës, shoferë të dehur që ecin pa zbatuar asnjë sinjalistikë rrugore, apo edhe triçikël që përplaset me makinat e mëdha.

Ky kaos i përditshëm në rrugët e qyteteve të Indisë është kthyer në fakt në një krizë të heshtur. Përgjatë vitit 2023 më shumë se 172 mijë njerëz humbën jetën në rrugët e Indisë. Regjistrohen mesatarisht 474 vdekje çdo ditë, ose 1 vdekje çdo 3 minuta.

Mes të vdekurve në raport thuhej se 10 mijë ishin fëmijë, për shkak të aksidenteve pranë shkollave dhe universiteteve. Ndërkohë që rreth 35 mijë prej tyre ishin këmbësorë. Shkaku kryesor për numrin e lartë të viktimave ishte shpejtësia, pastaj vinin faktorë të tjerë si popullsia e madhe, infrastruktura dhe pakujdesia.

Ku mungesa e sigurisë rezultoi gjithashtu shkaku që u mori jetën më shumë se 54 mijë njerëzve. 16 mijë njerëz ndërruan jetë për shkak të mosevendosjes së rripave të sigurimit.

Shkaqe të tjera kryesore përfshijnë mbingarkesën, e cila çoi në 12 mijë vdekje dhe drejtimin e automjetit pa patentë të vlefshme, gjë që shkaktoi 34 mijë aksidente. Ecja me makinë kundravajtje, ishte një shkak tjetër.

Gjithashtu shumë automjete në rrugë janë të vjetra dhe u mungojnë karakteristikat bazë të sigurisë si rripat e sigurimit. Ky mjedis rrugor i rrezikshëm ndërlikohet më tej nga përzierja kaotike e trafikut të Indisë.