Izraeli godet me raketa tendat e refugjatëve në Gaza, të paktën 23 të vdekur

Një familje prej 10 personash ishte mes të paktën 23 personave të vrarë në Gaza nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës, njoftuan zyrtarët lokalë të shëndetësisë.

Pesë fëmijë, katër gra dhe një burrë nga e njëjta familje, i identifikuar nga Associated Press si familja Abu Al-Rous, vdiqën kur një sulm ajror izraelit goditi tendën ku ata po qëndronin në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

“Ata të gjithë kishin pësuar djegie të rënda”, tha Spitali Nasser, i cili mori trupat, shkruan skynews.

Raportohet se nëntë fëmijë ishin mes 13 personave të vrarë nga sulmet e tjera izraelite në Gazën veriore, sipas Spitalit Indonezian të Gazës.

Ushtria izraelite deklaroi se përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve dhe fajëson Hamasin për vdekjen e tyre sepse vepron në zona të banuara.

Ndryshe, viktimat e fundit të raportuara të konfliktit vijnë pasi kriza humanitare atje përkeqësohet.