Modelja i heq “mërzinë” pas divorcit sulmuesit Balde

Modelja i heq “mërzinë” pas divorcit sulmuesit Balde

Sulmuesi i Monzas, Keita Baldé, duket se ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Simona Guatieri. Futbollisti është fotografuar në Madrid në shoqërinë e modeles spanjolle Noelia Bonilla, duke nxitur aludimet për një lidhje të re mes tyre.

Chelsea dhe Manchester United ofrojnë deri në 100 milionë euro për Fermin Lopez, Barcelona përgatit rritjen e pagës për ta mbajtur atë

Sipas portalit spanjoll Hola!, dyshja është parë së bashku në një ceremoni çmimesh të organizuar në Real Casino të Madridit. Gazetari Javi Hoyos raportoi se ata mbërritën në aktivitet së bashku, por shmangën shfaqjen e përbashkët në tapetin e kuq, duke pozuar veçmas për fotografët.

Dyshimet për një romancë janë shtuar edhe nga fotografitë që të dy kanë publikuar në rrjetet sociale, të cilat duket se janë realizuar në të njëjtin ambient të pallatit ku u zhvillua ceremonia.

Megjithatë, as Keita Baldé dhe as Noelia Bonilla nuk kanë konfirmuar publikisht një lidhje mes tyre.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo