“Elon Musk më ofroi 15 mln dollarë për të mbajtur sekret lindjen e fëmijës së tij”- Influencerja zbulon kërkesat e çuditshme të manjatit: Më tha, mos e bëj synet djalin
Ashley St Clair, është influencerja 26 vjeçare, e cila pretendon se ka lindur fëmijën e 13 të manajtit, Elon Musk.
Ajo ka thënë për mediat e huaja se Elon Musk është baba i fëmijës së saj tha se ai i ofroi asaj 15 milionë dollarë për të mbajtur sekret lindjen e fëmijës.
Ashley St Clair, ka zbuluar se Musk i ofroi asaj përveç se 15 mln dollarë edhe një pagë mujore prej 100,000 dollarë derisa fëmija të bëhet 21 vjeç, si pjesë e një marrëveshjeje për të mbajtur sekret lindjen e fëmijës, sipas Wall Street Journal (WSJ).
Musk mendohet të ketë të paktën 14 fëmijë me katër gra.
Sipas 26-vjeçares, ngjizja e Romulus, siç është emri i djalit 7 muajsh që ajo thotë se është fëmija i Musk, ka ndodhur gjatë një udhëtimi për Vitin e Ri.
Screenshot_6Ajo pretendon se në takimin e saj me Elon Musk, manajti i thoshte me shaka “duhet të zgjedhim një emër për fëmijën që do të bëjmë, pasi të bëjmë seks për herë të parë”.
Sipas saj, në udhëtimin në fjalë ajo i tha Musk se ndodhej në ditët e saj të ovulimit, ndërkohë që ai iu përgjigj: “Atëherë çfarë po presim?”
Siç raportohet në artikull, negociatat për periudhën e ardhshme u ndërmorën nga menaxheri financiar i Musk, Jared Birchhall, i cili dyshohet se ofroi 15 milionë dollarë në shumën e përgjithshme dhe 100,000 dollarë në muaj në mënyrë që 26-vjeçarja të pranonte kushtet e manjatit.
Mes tyre, sipas Wall Street Journal , Elon Musk kërkoi që fëmija të lindte me ndërhyrje cezariane, duke argumentuar se lindja normale kufizon madhësinë e trurit të të porsalindurit.
Në të njëjtën kohë, thuhet se ai kërkoi që fëmija të mos bëhet synet.
Sakaq pavarësisht kërkesave të Musk, 26-vjeçarja bëri lindje normale, gjithashtu e bëri synet fëmijën pasi ajo është me origjinë hebreje.
Artikulli raporton gjithashtu se një gjykatë e Nju Jorkut urdhëroi kryerjen e testit të atësisë që tregoi se fëmija i 26-vjeçares ka 99,9999% probabilitet të jetë fëmija i Elon Musk.