Sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës

Më shumë se 20 njerëz janë vrarë nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët.

Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, shkroi në rrjetet sociale se 83 njerëz të tjerë u plagosën, përfshirë shtatë fëmijë. Sulmi ndodhi më pak se një ditë pasi diplomatët e lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme të ndërmjetësuar nga SHBA për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar vështirësitë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.