Sulmet ruse me dronë në qytetet ukrainase të Dnipros, Harkivit dhe Kramatorskut në orët e vona të 8 prillit kanë lënë të plagosur dhjetëra persona dhe kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa të banuara, thanë zyrtarët lokalë.
Serhiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut, tha se “Dnipro ka pësuar më së keqi” nga sulmet ruse, të kryera gjatë natës. Sipas tij, të paktën 15 persona janë plagosur dhe shumica nga ta janë në gjendje të rëndë.
Lysak shtoi se sulmi në Dnipro ka dëmtuar 15 shtëpi private dhe dhjetëra automjete. Sipas tij, nga sulmet ruse janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa biznesore, administrative dhe infrastrukturë tjetër e qytetit.
Në Harkiv dhe në Kramatorks po ashtu ka pasur sulme. Në Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut, të paktën pesë persona janë plagosur.
Autoritetet lokale thanë se më shumë se 20 shpërthime janë dëgjuar në Harkiv, ku është raportuar për të paktën dy të plagosur.
Ndërkaq, Forcat Ajrore ukrainase thanë se kanë rrëzuar 32 nga 55 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, ndërkaq tetë “nuk arritën caqet e tyre”.
Ndërkaq, Mistria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore ka shkatërruar 158 dronë gjatë natës, përfshirë 29 mbi rajonin jugor të Rostovit.
Autoriteti i aviacionit në Rusi, Rosaviatsia, tha se disa aeroporte në jug të Rusisë u mbyllën mëngjesin e 9 prillit për shkaqe sigurie.
Komandanti i ushtrisë së Ukrainës, gjeneralkolonel Oleksandr Syrskiy, pretendoi se Kievi së fundi ka kryer “me sukses” sulme ajrore ndaj bazave ajrore ruse.
“Disa ditë më parë, veprimet tona të suksesshme kanë shkatërruar një bombardues me rreze të gjatë veprimi të llojit Tu-22M3. Ai sapo kishte aterruar dhe një dron i yni e goditi”, tha ai për median ukrainase, LB.ua.
Sipas Syrkiyt, kostoja e një avioni të tillë mund të jetë deri në 100 milionë dollarë.
Në terren, sipas raportit të fundit të Institutit për Studim të Luftës, forcat ruse – që kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 2022 – aktualisht po ndjekin tri objektivë të ndryshëm, në përpjekjet e tyre për të marrë nën kontroll qytetin e Pokrovskut, në rajonin e Donjeckut.
“Situata në jug dhe jugperëndim të Pokrovskut mbetet jashtëzakonisht dinamike mes operacioneve të intensifikuara ofensive nga Rusia”, u tha në raport.
Me forcat ruse që kanë kaluar 13 muajt e fundit duke u përpjekur të marrin qytetin, Instituti për Studimin e Luftës theksoi se operacionet me dronë të Ukrainës dhe kundërsulmet e lokalizuara po vazhdojnë ta ndërlikojnë përparimin e Moskës në atë zonë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Struga pa strehimore për qentë endacakë! Përplasje mes komunës dhe këshilltarëve
- Deponi të egra në Shkup, autoritetet intensifikojnë kontrollet
- Mickoski opozitës: Uluni dhe merruni vesh, do ta mbështesim pa kushte çdo propozim që përfshin votimin e diasporës
- Përshpejtohen punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, kapaciteti i furnizimit me ujë rritet mbi 40%
- Aziri: Diaspora të votojë edhe në zgjedhjet lokale ose ligjin do ta bllokojmë!
- Bashkim Aliu: Përgjigje ndaj interpelancës në kantonin e St.Gallenit në lidhje me projektin e xhamisë
- Kurti thotë se BE-ja ka miratuar 206 milionë euro fonde për Kosovën
- Avokati i Popullit Faton Selami vizitoi Burgun e Shkupit në Shutkë, hetohen pretendimet për dhunë ndaj të burgosurve
- Mërgimtarët përballen me kontrolle në Serbi, ekspertët: Liria e lëvizjes nuk guxon të cenohet!
- Shqiptari që këshillon Erdoganin takon Trumpin dhe Ramën