Trump: Më telefonojnë, më puthin prapanicën, ata po vdesin për të bërë marrëveshje

“Pak para se të hyjnë në fuqi tarifat e reja, presidenti amerikan Donald Trump foli para Komitetit Kombëtar Republikan”

Ai u krenua me numrin e shteteve që e kanë kontaktuar duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje për uljen e taksave doganore. „Këto shtete më telefonojnë, më puthin prapanicën. Ata po vdesin për të bërë një marrëveshje“, tha Trump.

„Ju lutem, ju lutem, zotëri, bëni marrëveshje. Do të bëj gjithçka“, imitoi Trump sjelljen e supozuar të këtyre shteteve. Ai theksoi se ai kishte të drejtë, ndërsa të tjerët ishin gabim në lidhje me rrezikun që vinin nga tarifat.

„Për djallin, unë e di çfarë bëj. Unë jam i vetmi që do të vendos tarifa, sepse të gjithë kishin frikë. Ata kishin frikë nga kritikat“, tha ai. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë shpalli më herët se telefonat „bingojnë pa pushim“ dhe se deri në 70 shtete kishin shprehur dëshirën për një marrëveshje.

Axios raportoi dje se të paktën dhjetë republikanë në Dhomën e Pëfaqësuesve po mendojnë të mbështesin një projektligj që kërkon që Kongresi amerikan të miratojë tarifat brenda 60 ditëve ose ato do të hiqen automatikisht.

„Po shoh një republikan rebel, një person që do të thotë: „Mendoj se Kongresi duhet të marrë negociatat“. „Të them të vërtetën, nuk negocioni siç negocioj unë“, tha Trump.

„Pak më parë e pashë këtë, disa kongresmenë tuaj. Ata mendojnë se duhet të përfshihen në negociatat për tarifat. O, më duhet ky, më duhet dikush që më thotë si të negocioj“, tha Trump me ironi.