Sulm i ri rus në Ukrainë: Të paktën 20 të vrarë, mes të plagosurve ka edhe fëmijë

lTë paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm rus gjatë natës në disa rajone të Ukrainës, raportojnë autoritetet ukrainase.

Ndër të plagosurit ka edhe fëmijë, ndërsa më të goditurit janë qytetet Harkiv dhe Donetsk.

Sulmi ndodhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se po shqyrton vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të gjera ndaj Rusisë, e cila, sipas tij, po “shkatërron” Ukrainën në fushëbetejë.

Trump më herët pezulloi të gjithë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, duke përfshirë edhe ndërprerjen e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës.

Ndërkohë, Ukraina vazhdon të godasë objektiva brenda territorit rus, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës ka rrëzuar 31 dronë ukrainas.