Eshtra të njeriut janë gjetur sot gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë të Podujevës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Komisioni Qeveritat për Persona të Zhdukur i cili në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në këta eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Aktualisht, eshtrat e gjetura janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e IML-së, me qëllim të identifikimit të saktë.
Këto gërmime u realizuan në bazë të informacionit që qytetarët kishin ndarë në fund të muajit janar, për çka ju jemi mirënjohës.
“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh përkushtimin e tij të vazhdueshëm në zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur dhe inkurajon qytetarët të vazhdojnë të ofrojnë informacione të vlefshme. Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Komisionin”, përfundon njoftimi, raporton Klankosova.tv