Ronaldinho rikthehet në fushë pas më shumë se një dekade, kanë mbetur vetëm 10 ditë

Numërimi mbrapsht ka filluar për rikthimin e një prej futbollistëve më spektakolarë të historisë së futbollit.

Ronaldinho do të rikthehet në fushë më 15 nëntor, kur do ta veshë fanellën e Ravennas në derbin kundër Forlìt, në kuadër të Serie C.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Bruno Benelli”, duke filluar nga ora 17:30. Rikthimi i brazilianit, tashmë 46-vjeçar, pritet të jetë një ngjarje e veçantë për tifozët dhe për futbollin italian.

Interesimi për këtë përballje është aq i madh, sa klubi ka nisur punimet për zgjerimin e stadiumit.

Me vendosjen e një tribune shtesë pritet të krijohen edhe 1.800 vende të reja, ndërsa synimi është që të tejkalohet rekordi prej 4.973 spektatorësh, i regjistruar në ndeshjen kundër Spezias.

Trajneri Andrea Mandorlini mezi pret ta shohë brazilianin në fushë, ndërsa zëvendëspresidenti i klubit, Ariedo Braida, beson se Ronaldinho ende mund të dhurojë magjinë e tij.

“Është gjithmonë kampion. Nëse lind kampion, vdes kampion. Ndoshta nuk është më aq i ri, por mbetet një i madh. Është magjia dhe gëzimi i futbollit. Do të dijë të na dhurojë ende momente magjike”, deklaroi Braida.

Ndërkohë, Ronaldinho po përgatitet në Brazil, ku së fundmi publikoi pamje duke luajtur footvolley në plazh.

Rikthimi i tij vjen më shumë se dhjetë vjet pas ndeshjes së fundit zyrtare, ndërsa tërheqjen nga futbolli e kishte konfirmuar në vitin 2018.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo