Burri i Albulena Haxhiut dhe sekretari i VV-së vazhdojnë t’i pengojnë komisionerët në QNR, ankohen këta të fundit

Alban Krasniqi, anëtar i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe bashkëshorti i ministres Albulena Haxhiu, bashkë me sekretarin e kësaj partie, Alim Rama po vazhdojnë t’i pengojnë komisionerët në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Në redaksinë e Nacionales, kanë arritur video ku fillimisht, Krasniqi është parë duke bërë presion ndaj komisionerëve.

Më pas, njëra nga komisioneret ankohet të drejtuesit, kjo për arsye se po pengohen gjatë procesit të punës.

Raportimet të ngjajshme rreth Krasniqit ka pasur edhe gjatë ditëve të fundit.

Në një video tjetër, sekretari Alim Rama shihet sërish afër komisionerëve. Nuk dihet nëse ky i fundit ka rolin e vëzhguesit, pasi nuk është parë duke bartur kartë identifikuese si vëzhguesit e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Më shumë detaje në videon më poshtë:

Theksojmë se Nacionale raportoi edhe gjatë fundjavës se Rama po i shkel rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vëzhguesit që janë të vendosura në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ani pse rregullat për vëzhguesit janë të vendosura në çdo tavolinë të numëruesve, Rama që është i akredituar si vëzhgues, nuk po i përfill ato.

Veprimet e tilla i kanë shqetësuar disa prej vëzhguesve. Në kushte anonimiteti, ata i kanë thënë gazetës Nacionale se Rama po ndërhyn herë pas here në punën e tyre.

Ata janë ankuar edhe në KQZ-në që nuk po merr ndërmarr asnjë masë ndaj tij.

“Z. Alim Rama, që është sekretar i VV-së, shpeshherë ndërhyn në punën tonë. Ai këtë e bën edhe pse e di që një gjë e tillë është e ndalur. Pavarësisht ndërhyrjeve të tij, KQZ-ja po e toleron këtë sjellje dhe nuk po merr asnjë masë ndaj tij”, ka thënë numërues në kushte anonimiteti për gazetën Nacionale.

Më shumë detaje:

Sekretari i VV-së shkel rregullat e KQZ-së për vëzhguesit, ndërhyn në punën e numëruesve në QNR: A do të përjashtohet?

Albani i Albulenës has në ‘hundlesh’ te Qendra e Numërimit, vëllain e Gani Gecit