Mentor Palokaj, vëllau i reperit Unikatil është gjetur i vdekur mbrëmë në banesën e tij në Dragodan të Prishtinës.
Policia e Kosovës sot në raportin 24 orëh ka njfotuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe substanca narkotike, shkruan Reporteri.net.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Reporteri.net/