“Edhe nëse shkon Limaj te Vetëvendosje nuk ka me i ndihmu, tre deputetë nuk garantojnë asgjë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka komentuar mundësinë e një bashkëpunimi mes Fatmir Limajt dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një koalicion i tillë nuk do të kishte ndikim të madh në formimin e qeverisë.

Sipas Gjinit, edhe nëse Limaj i bashkohet Vetëvendosjes, numri i deputetëve të Nismës Socialdemokrate nuk do të jetë vendimtar për krijimin e një shumice parlamentare.

“Unë shpresoj që nuk ka me i mjaftu Vetëvendosjes edhe Limaj në rastin hipotetik, më të keqin, edhe nëse shkon. Nuk ka me i ndihmu me bo qeverinë, nuk ka me i vyjtë edhe tre deputetë shtesë nuk garantojnë kurgjo hiç”, tha ai në emisionin Pressing./insajderi