Tentativë për kontrabandë, konfiskohen produkte ushqimore pa dokumentacion në kufirin me Kosovën

PPB njofton se me 25.02.2025, rreth orës 14:30, pranë fshatit Tanushë, Shkup, gjatë një aksioni policor, zyrtarët e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen Kufitare në Tanushë ndaluan një furgon me targa të Kosovës, i cili po lëvizte drejt kufirit me Kosovën.

Pasi vunë re policinë, dy persona braktisën furgonin dhe u arratisën në drejtim të kufirit.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 180 pako me nga 11 kilogramë produkte ushqimore, të cilat nuk kishin dokumentacionin e duhur. Mjeti dhe mallrat u sekuestruan dhe iu dorëzuan autoriteteve për procedura të mëtejshme.

Po ndërmerren masa për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të rastit.