Dumani: Lufta kundër korrupsionit, sfidë për SPAK. Ndikimet e jashtme s’do të prekin punën tonë hetimore
Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte i pranishëm në tryezën e drejtësisë të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG).
Në fjalën e tij, Dumani tha se lufta kundër korrupsionit mbetet ende një sfidë për Prokurorinë e Posaçme ndërsa kërkoi bashkëpunim nga të gjithë.
Ai gjithashtu u shpreh se ndikimet e jashtme nuk e prekin punën hetimore të institucionit.
“Lufta kundër korrupsionit ngelet një sfidë për SPAK. Jemi në një fazë tjetër, periudha 5 vjeçare ka shërbyer për maturimin. Besimi tek reforma në drejtësi po rritet. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon bashkëpunim nga të gjithë. Çdo ndikim i jashtëm nuk do të ndikojë në punën tonë hetimore.”, u shpreh Dumani.