Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski tha se pret që Këshilli i Prokurorëve Publik të dëgjojë zërin e qytetarëve për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se nëse Këshilli jep mendim negativ për shkarkimin e Kocevskit, do të konsiderohet shkarkim politik dhe për cilat arsye saktësisht po kërkohet shkarkimi, Kryeministri u përgjigj se arsyet do të sqarohen në Kuvend.
“Të gjitha arsyet do t’i shpjegojmë kur procedura të jetë në Kuvend. Nuk do ta kisha marrë me mend se cili do të ishte opinioni i Këshillit të Prokurorëve, duke qenë se qytetarët kanë pasur historikisht besimin më të ulët në sistemin e drejtësisë dhe nuk pres që Këshilli të jetë rob i disa qendrave të pushtetit dhe të mos dëgjojë zërin e qytetarëve.
Nëse qytetarët thonë se besimi në sistemin e drejtësisë është dy për qind, atëherë pres që po ata që paguhen me para nga qytetarët, të dëgjojnë zërin e tyre dhe të marrin një vendim që e presin qytetarët. Në të kundërtën, parlamenti do të duhet të diskutojë dhe pastaj do të dëgjoni të gjitha argumentet”, tha Kryeministri.