Klan Macedonia sërish raportoi nga një pikë tjetër e objketeve të EVN-së ku shumë qytetarë raportonin ndaj kompanisë, por shumë prej tyre hasën në vesh të shurdhër. EVN refuzon ankesat e qytetarëve, qytetarët nuk dinë ku të drejtohen.
“Teksa kompania EVN hesht, vazhdon revolta e qytetarëve prapa dyerve të objekteve të kësaj kompanie, ata vazhdojnë që të dërgojnë ankesa ndërkaq nga kjo kompani nuk përgjigjen.”
Qytetar: “Katastrofë, kjo cfarë është duke ndodhur me EVN-në,por kështu është shteti, kjo është…populli vuan. Protesta duhet vetëm se qytetarët heshtin, ankohen, por gjithesi duhet të ketë, e dhimbshme të ishim një shtet I fortë mirë…”
Qytetar: “Vet një njeri nuk mund ta bëjë, duhet të mblidhmei krejt, ja shikoje kjo tjetra më ka ardhur 3 mijë denar, me dru nxehemi.”
Qytetar: “Qytetarët edhe gjatë kohë do të paguajmë kështu, kjo që është shteti jonë është i shitur tek të huajt.”
Qytetar: “Cfarë është problem, problem 43 mijë denar, shikoj 43 mijë denar një her mu duk 4300 denar. .S’përgjigjen, tani do shkoi ta shikoi. Kjo shumë është shumë e madhe populli s’kanë.”
Qytetar: “U ankuam, e kotë na thanë që duhet të ankohemi tek komisioni rregullator për energjetikë të ankohemi. Ne jemi në të drejtë EVN luan me neve.”
Klan Macedonia ka insistuar edhe sot të kontaktoi me kompaninë EVN-në, por nga atje heshtin. Madje, nuk përgjigjen as në mesazhet e dërguara përmes emailit. Ndërkohë qytetarët thonë se nëse nuk ka sqarime do të dalën në protesta. /tvklan.mk