Mbyllen zyrat ku janë kryer shërbimet sociale nga strukturat paralele në Zveçan

Sot në Zveçan janë mbyllur zyrat ku janë kryer shërbimet sociale të qytetarëve nga strukturat paralele.

Kryetari i Komunës së Zveçanit ka njoftuar se kjo masë është ndërmarrë për të siguruar funksionimin e plotë të institucioneve shtetërore.

“Kjo masë është ndërmarrë për të siguruar funksionimin e plotë dhe të rregullt të institucioneve tona shtetërore dhe për t’iu siguruar qytetarëve shërbime të cilësisë më të lartë, në përputhje me ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari.

Ai ka bërë të ditur se qytetarët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme nëpërmjet zyrave të komunalit dhe shërbimeve që ofrohen nga institucionet kosovare.