“Deklarata e kryeministrit Hristian Mickoski se nuk do të ketë më punësime në baza etnike është konfirmim zyrtar i të gjitha deklaratave paraprake të partnerëve më të vegjël maqedonas dhe demaskim i mashtrimeve të përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri për gjoja punësime të mijëra shqiptarëve gjatë këtij mandati. Me këtë rast Mickoski rrëzoi edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e përditshme të shqiptarëve për barazi duke i dhënë fund njërës nga shtyllat kryesore, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Kjo deklaratë e kreut të Qeverisë duhet të shqetësojë të gjithë faktorin politik vendor dhe ndërkombëtar për çka ne do të alarmojmë edhe qendrat vendimmarëse dhe përfaqësitë diplomatike në vend.
Pas kësaj goditje, pyesim 5 partitë e koalicionit VLEN se cili do të jetë kuptimi i qëndrimit të mëtejmë në këtë Qeveri, kujt do t’i shërbejnë ata, shqiptarëve apo planeve dhe projekteve të padronëve të tyre kundër shqiptarëve?
Kërkojmë urgjentisht largimin e partive shqiptare nga kjo Qeveri e cila u konfirmua se është monoetnike dhe kundër të gjitha bashkësive të tjera etnike në vend. Pesë partitë e koalicionit Vlen duhet tu kërkojnë falje shqiptarëve për këtë aventurë që solli gjithë këtë dëm duke rënuar të arriturat ndër dekada dhe ktheu vendin para vitit 2001 dhe urgjentisht të ndalojnë vasalitetin e tyre.
Mickoski me deklaratën e sotme jo vetëm që poshtërsoi dhe turpëroi partnerët shqiptarë në Qeveri, por nënçmoi dhe degradoi edhe shqiptarët në përgjithësi” thuhet në reagimin e ASH-SELA.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- UNICEF: 2 nga 3 fëmijë në Maqedoni të moshës 1 deri në 14 vjeç përjetojnë dhunë në shtëpi
- Fakulteti Pedagogjik i UT-së pjesë e Konferencës së 8-të Ndërkombëtare në Durrës
- Valbon Limani: Rininë e konsiderojmë partner të barabartë në proceset vendimmarrëse
- Ademi pyet VLEN-in: Ku është Akademia e Shkencave Shqiptare?
- Sela mohoi hyrjen në Qeveri, kërkoi ndryshime Kushtetuese dhe heqjen e 20%-shit
- Ristrukturimi i BDI-së në Tetovë: Imbrja Bajrami zgjidhet unanimisht kryetar i nëndegës Qendër
- Ligji për përfaqësim të drejtë, Ademi: Është ligj i Karakamishevës! Nuk përmban kuota etnike!
- Mickoski për Gruevskin: Nuk ka standarde të dyfishta!
- Fakulteti Filozofik i UT-së mbajti mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Halim Purellkut
- Shoferë kujdes! Po qarkullojnë SMS porosi të rrejshme për dënime, reagon MPB