Feride Haxhiu: Lajmi për dorëheqje nga Forumi i Gruas Lejla Ziberi nga VLEN në Saraj është i pavërtetë dhe i fabrikuar
“Lajmi i shpërndarë nga Klan Maqedonia në lidhje me një dorëheqje të supozuar nga Forumi i Gruas (Lejla Ziberi) nga VLEN në Saraj është i pavërtetë dhe i fabrikuar.
Aktualisht, në Komunën e Sarajit ende nuk ka forum politik “Forumi i Gruas i VLENIT”, ndaj pretendimet për largime nga ky forum janë të pabaza dhe të pa vërteta.
Kjo është një përpjekje e qartë për dezinformim dhe manipulim me opinionin publik, duke krijuar profile fake me qëllime të prodhohen lajme të rrejshme.
Ftojmë mediat dhe individët të mos përhapin lajme të pavërteta dhe të verifikojnë informacionet përpara se t’i publikojnë!”, bënë të ditur deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu.