Dy të rinj 19-vjeçarë nga Kumanova janë privuar nga liria mbrëmë, pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje të naftës nga rezervuarët e automjeteve të rënda.
“Më datë 30.10.2026, rreth orës 13:30 dhe 14:20, punonjësit policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria R.I. (19) dhe B.M. (19), të dy nga Kumanova”, informojnë nga SPB, Kumanovë.
Sipas policisë, ata dyshohen se në periudhën nga 28.10.2026 deri më 30.10.2026, kanë marrë naftë nga rezervuarët e një kamioni “Mercedes Actros” me targa të Kumanovës dhe një kamioni “MAN” me targa të Kumanovës, në pronësi të dy personave juridikë nga Kumanova, të cilët kanë qenë të parkuar në një pikë karburanti në qytet. Ata janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës, thuhet në njoftim.