LSDM, e cila dikur premtonte “një shoqëri të drejtë për të gjithë”, sot është thjesht një makinë propagande që po përdor mashtrimin dhe populizmin! Nën udhëheqjen e Venko Filipçes, shëndetësia ishte në kolaps, duke lënë qytetarët në pasiguri dhe dhimbje.
Kur Filipçe ishte ministër, shëndetësia ishte në vdekje klinike! Spitalet pa pajisje, klinikat dhe spitalet të mbytyra në borxhe, dhe me staf mjekësor të shkurtuar që mezi mund të punonte. Pasiguria dhe dështimi ishin udhërrëfyesit e tij! Filipçe dhe LSDM ishin pjesë e skandaleve të shumta, duke filluar nga spitali modular në Tetovë, Durnmo Tours, Onkologjia dhe blerja e vaksinave kineze.
Ai bashkë me BDI-në lanë shëndetësinë të mbytur në pasiguri, duke përdorur punonjësit shëndetësorë si vegla elektorale!
Por, me Arben Taravarin në krye, kjo praktikë shkatërrues po merr fund! Pasiguria po largohet, dhe mbi 1000 punonjës shëndetësorë po sistemohen.
Në vitin e parë të ministrisë së Taravarit, VLEN ka bërë hapa të jashtëzakonshëm për të ndryshuar shëndetësinë! Pas 15 vjetësh, lista pozitive e barnave është përditësuar, duke ndihmuar mijëra pacientë! Vetëm këtë vit, 300 specializantë janë pranuar, dhe 300 të tjerë do të vijnë vitin e ardhshëm!
Ky është një ndryshim real, që e ka sjellë VLEN, jo LSDM! Tani, shëndetësia është në duar të sigurta!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sveçla kërkon nga IPK-ja të jetë edhe më e vendosur në “pastrimin” e Policisë
- „ DY LIGJE TË REJA NË SHQYRTIM PUBLIK – Ministria bën thirrje për pjesëmarrje aktive për zgjidhjet më të mira ligjore në gjeologji dhe miniera“
- Bastisje në Shkup, sekuestrohen rreth 100 gramë kokainë, arrestohet një person
- Nuk ka zjarre aktive në ambient të hapur, janë shuar 11
- Kica Xhelili – VLEN-it: Nuk jeni përfaqësues të shqiptarëve – nëse heshtni kur fyhet identiteti juaj
- Rrahje mes pesë personave në Gjakovë, plagoset njëri prej tyre
- Familjarët e konfirmojnë: Edhe një mërgimtar u ndalua në Serbi
- Thirrjet raciste në Kumanovë, Osmani: Republika Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve
- Nesër Shkendija – Qarabagut, Ali Ahmeti: Shihemi së bashku në stadium
- Arrestohet një person për shantazh në Haraçinë – kapet në flagrancë me 165.000 euro