Personi që u vra sot në Skënderaj është nipi i ish-ushtarit të UÇK-së, Hysni Gucati

Ismet Ibishi, i cili u privua nga jeta sot në Skenderaj është nipi i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Gucati ka bërë dedikim prekës për vrasjen e nipit, me të cilin ka publikuar edhe një foto.

“Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë, u largove nga kjo botë në vitet e tua më të mira, ishe ai djali energjik, për të gjithë gjeje kohë, humori yt ishte briliant, kështu si të njohem do të mbajmë mend për atë djalin më humorin më të mirë dhe më një zemër të pastër. Ngushëllime Familjes Ibishi, qofsh banor i xhenetit nip!”, shkruan Gucati.