Arrestimi i Veliajt, Rama sërish reagim: Do garantojmë pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik, por zëri do ngrihet kur ka abuzime

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ketë një reagim tjetër në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë tha se në rubrikën “sy më sy” do të ketë një diskutim në lidhje me garantimin e pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik.

“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”, thotë ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo